Last Updated on 19/07/2025 by adminfjala
Nga Eduard Zaloshnja
Nga një sondazh që zhvillova së fundmi, më rezultoi (me ekstrapolim të përafërt statistikor) se vetëm 1.1 milionë zgjedhës të këtushëm janë simpatizantë të dy politikanëve kryesorë – Ramës e Berishës. Ndërkohë, pothuaj 1.22 milionë votuan më 11 maj për listat e kandidatëve të përzgjedhur prej tyre.
Nga ana tjetër rreth 800 mijë zgjedhës të këtushëm nuk janë simpatizantë as të Ramës e as të Berishës, por vetëm 250 mijë votuan për lista kandidatësh të prezantuara nga partitë e vogla (PSD, Mundësia, Bashkë, Shqipëria Bëhet, Nisma, etj.).
Shifrat e mësipërme tregojnë se rreth 450 mijë zgjedhësit e këtushëm që nuk simpatizojnë as Ramën e as Berishën nuk e gjejnë veten as tek dy partitë e mëdha, por as tek këto të voglat. Dhe për sa kohë nuk del në skenë një forcë e re e aftë për të thithur 1/3 e votave të elektoratit të këtushëm (rreth 800 mijë zgjedhës të këtushëm), duket se Rama e Berisha do të vazhdojnë të mbretërojnë, i pari në pushtet dhe i dyti në opozitë…/e.t