Nga Zheni Gjergji te Ferdinand Xhaferri, ja kush pritet të largohet nga kryesia e PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha tashmë e ka vulosur se nuk do të respektojë neni “Basha” dhe nuk do ta fusë partinë në zgjedhje të reja për kryetarin.

Askush nga drejtuesit e lartë nuk e ka opsion fjalën dorëheqje dhe në pozicionet e tyre pritet të qëndrojnë deri në fund të mandatit që i lejon statuti i Partisë.

Por, deri atëherë, ndryshimi i grupit parlamentar do të imponojë ndryshime në kryesinë demokrate.

Aktualisht e përbërë nga 33 anëtarë, 14 janë anëtarë exofficio, mes të cilëve edhe grupi “Bardhi” i integruar pak më shumë se një vit më parë për shkak të pozicioneve që një pjesë e deputetëve demokratë mbanin në Komisionet Parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndryshimi i përbërjes së grupit të deputetëve dhe emrat që do të marrin pozicione drejtuese në komisionet parlamentare me nisjen e legjislaturës së re, do të spostojnë jo pak figura nga kryesia e PD.

Zheni Gjergji, u fut në në kryesi në mars të 2024, kur grupi Bardhi iu bashkua Sali Berishës, për shkak se drejtonte Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë.

Tashmë ajo nuk është më deputete dhe as drejtuese e Komisionit, e si e tillë duhet t’ja lërë vendin në kryesi ligjvënësit që do ta zëvendësojë në krye të komisionit parlamentar të shëndetësisë.

E njëjta gjë me Dhurata Çupin, e cila ishte nënkryetare e PD në Komisionin e Ligjeve.

Në kryesi ajo u fut pikërisht për shkak të këtij pozicioni. Vendin e saj në kryesinë demokrate do të duhet ta zërë emri i ri që do të mbajë postin e nënkryetarit të ligjeve në Kuvend.

Edhe Ferdinand Xhaferri duhet të lirojë karrigen e tij në kryesinë e PD. Ai u fut për shkak se ishte nën-kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare gjatë kohës që ishte deputet.

Lexo edhe :  Baba Mondi "bekon" punimet e shtëpisë-muze të Agollit: Personalitet i kombit

Si deputet u afrua në kryesi edhe Helidon Bushati, por as ky i fundit nuk u rizgjodh ndaj pozicioni i tij si anëtar exofficio vihet në pikëpyetje.

Por shtatori do të qartësojë edhe fatin e të tjera figurave që në kryesi u futën po ashtu, për shkak se mbanin një post parlamentar, por që janë rizgjedhur deputetë. Jorida Tabaku e rikonfirmoi mandatin falë mbi 20 mijë votave për emrin e saj në listën e hapur të Tiranës.

Por nuk dihet nëse Berisha do ta zëvendësojë në krye të Komisionit të Integrimit. Bashkë me të, nëse nuk rikonfirmohen në pozicionet në Kuvend, jashtë kryesisë ngelen edhe dy emra të tjerë që ishin në listë të sigurt, nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj apo kreu i grupit Gazment Bardhi, për të cilin kreu i PD ende nuk ka folur nëse do ta lërë drejtues të deputetëve apo do ta zëvendësojë./kb

Të fundit

Mandati i kaloi Kleana Xhuvelit/ “Shqipëria Bëhet” ankimon në KAS vendimin e KQZ

Partia “Shqipëria Bëhet” ka ankimuar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili...

‘Ferr’në Tokë/ Rekord nxehtësie, temperaturat arrijnë në 50 gradë Celsius

Ministria e mjedisit e Turqisë tha se meteorologët kishin regjistruar një temperaturë prej 50.5 gradë Celsius në juglindje të vendit, një rekord në të...

Moderatorja e njohur largohet nga televizioni pas shtatë vitesh, ja arsyeja

Pas shtatë vitesh qëndrese, sfidash dhe emocione, Argjira Spanca ka njoftuar largimin e saj nga emisioni “E Diell” në Top Channel. Në një postim prekës...

Grenell reagon për Thaçin: E turpshme që po mbahet ende në burg

Ish i dërguari i SHBA-ve për Kosovën, Richard Grenell, ka theksuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se “është shumë e turpshme” që Hashim...

OBSH: Kequshqyerja në Gazë po prek “nivele alarmante”

Niveli i kequshqyerjes në Rripin e Gazës ka arritur në “nivele alarmante”, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), dhe që “bllokada e qëllimshme”...

Lajme të tjera

Web TV