Të paktën 37 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë ende të zhdukur pasi një varkë turistike u përmbys në Vietnam për shkak të motit të keq. Incidenti ndodhi në Gjirin Ha Long, një destinacion i njohur turistik në veri të vendit.
Shumica e pasagjerëve thuhet se ishin familje vietnameze që vizitonin nga kryeqyteti Hanoi, shkruan BBC. Shiu i rrëmbyeshëm ka penguar kërkimin për të mbijetuarit, thonë ekipet e shpëtimit, por deri më tani 11 persona janë nxjerrë të gjallë nga uji.
Anija, e quajtur Wonder Seas, mbante 53 persona kur u përmbys pasi u përball me një stuhi të papritur, tha një deklaratë nga Rojet Kufitare dhe Marina Vietnameze.
Një djalë 10-vjeçar u shpëtua.
“Mora frymë thellë… u zhyta, pastaj notova lart. Madje bërtita për ndihmë, pastaj më tërhoqi një varkë”, tha djali – i cili kishte udhëtuar me prindërit e tij.
Nga trupat e gjetur deri më tani, të paktën tetë ishin fëmijë, raporton VNExpress. Përpjekjet e shpëtimit do të vazhdojnë gjatë natës për të gjetur të zhdukurit./kb