KESH blen 100 mln euro energji elektrike, mungesa e reshjeve shton kostot e furnizimit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Furnizimi me energji këtë vit po na kushton 6 fish më shumë se vjet. Të dhënat e bëra publike nga Korporata Elektroenergjetike mbi ankandet e zhvilluara gjatë këtij viti tregojnë se brenda 7 muajsh u blenë 783,251 megavat/orë energji, ku rreth gjysma e kësaj sasie i takon vetëm muajit korrik.

Për të garantuar furnizim pa ndërprerje, janë shpenzuar për periudhën janar-korrik 100.8 milionë euro, që kanë shkuar për blerje energjie elektrike në bursën ndërkombëtare. Ndërsa vjet në të njëjtën periudhë u blenë vetëm 16.9 milionë euro energji elektrike, praktikisht 6 herë më pak.

Muaj më i kushtueshëm deri më tani është korriku, pasi në 5 ankande të zhvilluara brenda këtij muaj, janë blerë 43.6 milionë euro energji elektrike, sipas raportimeve të KESH.

Këto vlera të mëdha të importit, sinjalizojnë një verë të ‘nxehtë’ edhe për çmimet. Deri më tani importi më i shtrenjtë i energjisë ka qenë në muajin shkurt, ku 33.600 megavat janë blerë me 162.1 euro megavati, dhe çmimi më i lirë është regjistruar në datat 13-15 qershor, një megavat u ble për 71.8 euro. Por korriku ka sjellë përsëri shtrenjtim të çmimit deri në 136 euro megavati.

Mungesa e reshjeve ka reduktuar prodhimin vendas i cili bazohet kryesisht në hidrocentrale. Nga ana tjetër ditët e nxehta dhe shtimi i përdorimit të kondicionerëve e ka rritur edhe më shumë kërkesën për energji elektrike.

Gjatë sezonit veror konsumi i energjisë rritet deri me 20%, ku ndikim të lartë kanë edhe shtimi i turistëve, që shoqërohet me rritje jo vetëm të kërkesës për energji nga familjet por edhe nga bizneset.

IMPORTI I ENERGJISË ELEKTRIKE
Janar-Korrik 2024          16,925,173 euro
Janar-Korrik 2025         100,886,397 euro
Diferenca                       +83,961,224 euro

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV