Last Updated on 23/07/2025 by adminfjala
Kleana Xhuveli është zyrtarisht deputete e “Shqipëria Bëhet” për mandatin e ardhshëm legjislativ. Ajo nuk ishte kandidate e listës së hapur të këtij subjekti politik, por “u detyrua” të merrte mandatin si kundërpërgjigje ndaj Endrit Shabanit, i cili përdori dajën e tij kundër Adriatik Lapajt.
Pavarësisht se koalicioni garoi me lista të hapura, në fund Shabani u pendua dhe tentoi t’i merrte mandatin Lapajt. Më saktë, ai thjesht kërkoi që mandati të mos i shkonte Lapajt.
Ia arriti, por të paktën “Shqipëria Bëhet” tashmë mori ligjërisht mandatin nga KQZ. Kleana Xhuveli është juriste. Ajo është një e afërme e Lapajt.
Para disa muajsh, Lapaj sqaroi se e konsideron si motër, sepse zonjusha Xhuveli është rritur në familjen e tij që kur ishte 8 muajshe. m.p.