Last Updated on 23/07/2025 by adminfjala
Gazetari Ardit Hoxha deklaroi në Euronews Albania se brenda kryesisë së Partisë Demokratike kanë kuptuar se Sali Berisha mund të largohet nga drejtimi i partisë.
“Të gjithë e dinë brenda PD se Sali Berisha nuk e ka të gjatë në politikë. Nuk ia lejon mosha dhe gjendja fizike. Mendoj se ai nuk e shtyn më shumë se një vit apo dy. Demokratët janë të vetëdijshëm se Berisha do të tërhiqet. Mund të jetë pjesë e sferës politike, por jo në krye të partisë. Do të distancohet nga pozicioni i tij aktual”. m.p.