Deputetët e Kosovës nuk i tremb Kushtetuesja, s’ka konstituim për herë të 52-të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi dështoi të konstituohet edhe në përpjekjen e 52. Seanca u ndërpre sërish në pikën e votimit për ngritjen e komisionit për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë.

Kushtetuesja që kufizoi afatin për vendimmarrje të Kuvendit deri të shtunën nuk solli ndonjë ndryshim në sjelljen e 120 deputetëve, të cilët i qëndruan besnikë pozicioneve që kanë mbajtur që nga fillimi.

Krerët e partive deri dje në opozitë mirëpritën masën e pezullimit të Kushtetueses.

“Dëshira jonë ka qenë që kjo të ndodhë tashmë, që të ketë një aktgjykim para se të skadojë afati, në mënyrë që ta kenë të qartë deputetët se cilat janë pasojat apo veprimet, por është në të drejtën e tyre dhe po presim shpresoj që të publikohet edhe para datës 8”, tha Memli Krasniqi i PDK.

“Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, është shenjë e mirë që është vendosur masa e përkohshme. Kryesuesi ka shkelur Kushtetutën dhe kjo është një përmbysje e rendit kushtetues. Ne presim të ketë vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese për lëndën tonë deri me datë 10 gusht”, deklaroi Lumir Abdixhiku i LDK

“Një Kosovë, një parlament jemi peng të Kurtit, nëse ai vërtetë e ka nda mendjen, e unë po besoj që vërtetë e ka nda mendjen me bo keq e më keq, do vazhdojë me degradu vendin, pra zgjedhjet e ardhshme nuk janë një ngritje e nivelit të demokracisë janë një dëshpërim i demokracisë”, u shpreh Ramush Haradinaj i AAK.

Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma Socialdemokrate ende nuk janë afër një marrëveshjeje politike.

“Kemi bërë ofertën, por NISMA në këtë rast do të duhej të votonte. Pra, konstituimi i Kuvendit, pikë së pari është obligim i të gjithë deputetëve, jo vetëm i yni apo i Nismës, është obligim i të gjithë deputetëve. Ne për Nismen Socialdemokrate kemi pasur ofertë politike edhe për qeverisje”, deklaroi Hekuran Murati nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lexo edhe :  Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s'i ndërpret pushimet

Partia e Limajt nuk është pro votimit të fshehtë ndërsa thotë se Vetëvendosje, ndryshe nga sa deklaron, nuk ka numra për të qeverisur.

“Për mua asnjëherë s’ka qenë temë ç ështja e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, por problemi kryesor i kësaj krize është mospasja e numrave të mjaftueshëm për qeveri. Derisa s’ka numra të mjaftueshëm të shumicës për qeverisje, gjërat kanë ngelur këtu ku janë sot”, tha Fatmir Limaj nga Nisma. m.p.

Të fundit

“Demokratë”, a nuk i ka hallall “diktatori” Rama kundërshtarët e tij për mandatin e 7-të

Nga Aranit Muraçi Kështu nisi premtimi i madh. Vetëm pesë muaj pas “trokitjes” së demokracisë, ardhjes në pushtet. I tillë...

“Nuk jemi më bashkë me Selvijen”/ Shpat Kasapi konfirmon ndarjen nga ish-bashkëshortja

Këngëtari Shpat Kasapi këto ditë ka qenë një nga emrat më të komentuar në media e shtypin rozë. Kjo pas një incidenti që ndodhi në...

Britanikja ‘Express’: Shqipëria një nga vendet më të pabesueshme turistike

Evropa aktualisht po përballet me një krizë të rëndë zjarresh, me flakët që shpërthyen që nga fundi i korrikut, të shkaktuara nga një valë...

“Pabuksa”/ Racizmi i shqiptarëve kundër turistëve

Nga Ergys Mërtiri Racizmi kundër turistëve është fenomeni më i fundit i shfaqur tek shqiptarët. Ankohen se turistët po na prishin qetësinë publike, se kanë...

Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata jep masat e sigurisë për babanë dhe xhaxhain e autorit

Është zhvilluar në Gjykatën e Korçës seanca për komunikimin e masave të sigurisë ndaj të ndaluarve për vrasjen e 14-vjeçarit Erald Xhejo në Maliq. Pasi...

Lajme të tjera

Web TV