Last Updated on 25/07/2025 by adminfjala
“Cesma e Vidhajt “ në Gjerbës të Mallakastrës është i vetmi burim natyror furnizimi me ujë për 120 familjet e këtij fshati.
Edhe pse të rrethuar nga burime e rezervate uji, banoret prej më shumë se tre dekadash, vuajnë mungesën e këtij shërbimi jetik në përditshmërinë e tyre. Ndër vite janë bërë dy investime që kanë mundësuar shtrirjen e rrjetit ujësjellës në çdo shtëpi, por uji në çezmat e këtyre banorëve nuk ka mundur të arrijë.
“Në këto kushte jemi të detyruar të mbushim ujë me bidona në burimin e vetëm të fshatit është dy kilometra larg”, shprehet një banor.
Dikush me gomar dhe dikush me automjet, e nisin ditën duke zënë radhë për ujë dhe ky është ritual i përditshëm dy apo tre herë në ditë, duke na e vështirësuar së tepërmi jetesën thonë ata.
“Nuk mu ndanë bidonat nga supet…”, shprehet një e moshuar e zonës. m.p.