Igli Tare bën gati 3 blerjet e reja për Milanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa “telenovela” Jashari vazhdon të zgjasë mes Belgjikës dhe Italisë, Milani po punon paralelisht për të përforcuar skuadrën, sidomos në mbrojtje dhe në sulm. Trajneri Allegri ka kërkuar përforcime të qarta, me prioritet një mbrojtës të djathtë dhe një sulmues që do t’i bashkohet Santiago Gimenez.

Në krahun e djathtë të mbrojtjes, objektivi kryesor mbetet Guéla Doué i Strasburgut. Kuqezinjtë po negociojnë për të ulur kërkesat e klubit francez dhe marrëveshja mund të mbyllet në ditët në vijim.

Për sulmin, situata është më e ndërlikuar dhe nuk priten lëvizje para mesit të gushtit. Goditja në repartin ofensiv do të vijë pak para startit të kampionatit, më 23 gusht ndaj Cremoneses në “San Siro”.

Një emër që po fiton gjithnjë e më shumë terren është ai i Dusan Vlahovic. Juventus ka nevojë urgjente për ta shitur dhe kërkesat mund të zbuten, duke e bërë pistën të realizueshme për Milanin. Në skenë ka hyrë edhe Gonçalo Ramos. Sulmuesi 24-vjeçar, i transferuar te PSG nga Benfica për 65 milionë euro verën e kaluar, është ofruar nga super-agjenti Jorge Mendes. Me një rrogë prej 3 milionë eurosh, ai mund të vijë me huazim me të drejtë blerjeje.

Në dalje, Milan synon të sistemojë sa më shpejt Bennacer dhe Adli, të cilët presin oferta nga Europa. Për Bennacer ekziston interes nga Arabia Saudite, por lojtari nuk është bindur ende. Ndërkohë, pritet që Bologna të përshpejtojë për Okafor pas shitjes së Ndoye, ndërsa për Chukwueze ka vetëm interesa për huazim. m.p.

Të fundit

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës...

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës – Britania e Madhe, Franca, Rusia,...

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe...

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër, pasi vrau gruan e tij...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

Lajme të tjera

Web TV