Last Updated on 31/07/2025 by adminfjala
Fanella e Gyokeres thyen rekordin e shitjes pak ditë pas transferimit të tij tek Arsenali. Sulmuesi suedez e bëri realitet më në fund transferimin e tij të bujshëm në radhët e “Topçinjve”. Mirëpo entuziazmi u shtua me zgjedhjen e numrit të tij, pasi zgjodhi numrin 14, çka identifikohet me legjendën e “Topçinjve”, Thierry Henry.
Dhe pak ditë pas transferimit të tij, fanella e suedezit ishte ndër më të kërkuarat nga tifozët, duke thyer edhe kështu rekordin e shitjes. Aq i madh ishte entuziazmi, saqë faqja zyrtare e internetit të Arsenalit u bllokua përkohësisht, me shifrat e hershme që sugjeronin se shitjet e fanellave me nr. 14 të Gyokeres kanë eklipsuar ato të çdo nënshkrimi tjetër në historinë e kohëve të fundit.
Gyokeres kujtojmë se u transferua tek Arsenali nga Sportingu i Lisbonës, me shumën e paguar prej 65 milionë eurosh./ D.C