Në degën nr.10 në Tiranë po zhvillohen sot zgjedhjet për kryetar. Në garë për drejtimin e kësaj dege janë Andi Beliu dhe Olsi Karapici.
Dpeuteti i PD-së, Belind Këlliçi ka ndarë përmes një postimi në rrjetet sociale pamje nga votimi, ndërsa shprehet se kandidatët janë “dy demokratë të spikatur në vlera dhe në angazhim”.
Këlliçi ka bërë thirrje anëtarëve të degës të marrin pjesë në votim dhe të bëjnë zgjedhjen e tyre. Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 dhe mbyllet në orën 18:00.
Postimi i plotë:
Me mamin dhe babin votuam sot për kreun e PD të degës nr. 10 në Tiranë. Procesi ka nisur në orën 8 të mëngjesit dhe vijon deri në orën 18.00.
Në garë janë dy miq, Andi Beliu dhe Olsi Karapici, dy demokratë të spikatur në vlera dhe në angazhim si dhe përfaqësues të familjeve tiranase autoktone.
U bëj thirrje anëtarë të degës tonë me kontribut të njohur në zhvillimet dhe betejat politike, të marrin pjesë e të bëjnë zgjedhjen e tyre.
Demokratët luftojnë me regjimin pa u ndalur, por dhe zgjedhin dhe ushtrojnë vullnetin në strukturat e tyre.
Një riorganizim dhe rienergjizim bazuar në vote./mxh
