Një moment i papritur gjatë koncertit të Jennifer Lopez në Almaty tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve dhe u bë mjaft virale në rrjet. Ndërsa po performonte një nga hitet e saj, një karkalec u hodh mbi këngëtaren dhe filloi të zvarritej lart në trupin e saj, duke arritur deri në qafë.
Pavarësisht shqetësimit të dukshëm të turmës, Lopez mbeti e qetë dhe e kontrolluar. Me një lëvizje të shpejtë, ajo largoi insektin dhe, duke buzëqeshur, shtoi: “Po më ndjente një pickim.”
Pamjet e incidentit u përhapën menjëherë në Instagram, TikTok dhe platformat e tjera sociale, duke grumbulluar qindra mijëra shikime dhe komente. Disa përdorues bënë shaka duke thënë se karkaleci thjesht dëshironte të kishte një rol në një shfaqje botërore, ndërsa të tjerë e lavdëruan qetësinë dhe profesionalizmin e Jennifer Lopez gjatë momentit të papritur./E.T