Vinicius, tema e nxehtë e Real Madridit! Nisin bisedimet, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Te Real Madrid është temë e nxehtë çështja e rinovimit të sulmuesit Vinicius Junior, i cili aktualisht ka kontratë deri në vitin 2027. Klubi i bardhë dëshiron të lëvizë në kohë për “ta blinduar” edhe më shumë brazilianin, që të mos rrezikohet nga surpriza kur t’i mbetet vetëm një vit nga skadimi i kontratës.

Sot, siç raporton “El Chiringuito”, agjenti i sulmuesit ka mbërritur në selinë qendrore të Valdebebas, duke shmangur pyetjet e gazetarëve dhe refuzuar të përgjigjej në lidhje me të ardhmen e mundshme të lojtarit të lindur në vitin 2000.

Vullneti i palëve është që të nisin menjëherë bisedimet për rinovimin, edhe pse është e vështirë që marrëveshja të arrihet para fundit të vitit. Objektivi i Real Madridit është që t’i mbyllë tratativat para fillimit të vitit 2026, pasi klubi është i vetëdijshëm për rreziqet që sjell mbërritja në vitin e fundit të kontratës. m.p.

Të fundit

Kërkohej nga Italia për trafik droge, kapet 19-vjeçari në Fier

Një 19-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është arrestuar në qytetin e Fierit. Gjykata e Riminit i ka...

Humbja e hidhur ndaj Cremoneses, Allegri takim me Igli Taren dhe drejtuesit e tjerë

Ditë e diel, por te Milani nuk ka pushim pasi ka shumë punë për të bërë. Kuqezinjtë u mposhtën dje nga Cremonese me rezultatin...

Guvernatori kritikon Trumpin: Plani i tij për të dërguar trupa në Çikago është abuzim

Presidenti Donald Trump planifikon të dërgojë trupa në Çikago, gjë që përbën një “abuzim me pushtetin”, sipas guvernatorit demokrat të shtetit të Illinoisit në...

Igli Tares i dështon blerja, sulmuesi rikthehet në Gjermani

Boniface është rikthyer në Gjermani dhe nuk pritet të veshë fanellën e Milanit. Dyshohet se sulmuesi ka probleme fizike dhe është në një gjendje delikate. Stafi...

Shqiptari që vrau gruan në Greqi takon vajzën 18-vjeçare në gjykatë

Pandi Nakoleci, 40-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij Marjola Nakolecit, 36-vjeçe para fëmijëve të tyre në Volos u paraqit të dielës para gjykatës. Sapo mbërriti, gazetarët...

Lajme të tjera

Web TV