Parashikimi i BSH, ditët e mira për ekonominë shqiptare pritet të vijojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditët e mira për ekonominë shqiptare prite të vijojnë. Teksa kaluar më pak se një muaj e gjysmë nga nisja e vitit, Banka e Shqipërisë parashikon se ekonomia e vendit do të rritet me 4 për qind këtë vit.

“Konstatojmë një ecuri të mirë. Çka do të thotë një rritje solide dhe me ritme të larta. Kjo do të thotë me rritje të punësimit dhe pagave, rritje të shitjeve të biznesit duke ndikuar në mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve”, shprehet Erald Themeli.

Drejtori i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, Erald Themeli tregon edhe mbi sektorët që pritet të kenë ndikim pozitiv dhe negativ në rritjen ekonomike të vendit.

“Presim që ndërtimi dhe turizmi të vijojnë të japin kontribut domethënës në rritjen ekonomike. Kjo nuk mund të thuhet për bujqësinë dhe industrinë të cilat nuk performojnë me të njëjtat ritme si dy sektorët e tjerë. Gjithsesi panorama e përgjithshme është pozitive”, shton Themeli.

Në një kohë që institucionet ndërkombëtare paralajmërojnë për një rikthim të mundshëm të valës së inflacionit, Banka Qendrore vlerëson se në tregje ka tashmë ekuilibra.

“Ka një sheshim të hendekut mes kërkesës dhe ofertës e cila përkthehet në një ekuilibër të çmimeve. Ne presim që inflacioni të mbesë në objektiv deri në fundin e këtij viti”, deklaroi drejtori i Politikës Monetare.

Banka e Shqipërisë vlerëson se mbajtja nën kontroll e inflacionit, rënia e borxhit publik dhe njëkohësisht rritja e pagave dhe e punësimit, garantojnë një rritje të qëndrueshme të ekonomisë së vendit. /E.T

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV