Kushtetuesja zbardh vendimin, pritet të rinisë seanca për konstituimin e Kuvendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi pak minuta më parë aktgjykimin e plotë që pritet t’i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Tashme pritet rifillimi i seancës së fundit parlamentare, diçka që deri tani ishte e pamundur për shkak të masës së përkohshme qe pezullonte vendimmarrjen e Kuvendit.

“Gjykata vendosi: të urdhërojë, me (6 gjashtë) vota për dhe 1 [një] kundër, Kryesuesin e Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së Seancës Konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe në pajtim me paragrafin 2 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutë së Republikës së Kosovës, të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjidhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë”, thuhet në aktgjykimin e Kushtetueses të publikuar sot. Gjykata Kushtetuese tha se deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës nuk e kanë zbatuar Aktgjykimin e 26 qershorit 2025 dhe “rrjedhimisht të gjitha seancat e mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025 shpallen të pavlefshme”, thuhet në vendim.

Gjithashtu, gjykata tha se “Kryesuesi i Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, të 26 qershorit 2025 dhe rrjedhimisht veprimet e tij janë në papajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

Dhjetë ditë më parë, Kushtetuesja e Kosovës dha një vendim që përcaktonte se deputetët e Kuvendit duhet të zgjedhin kryeparlamentarin e ri me votim të hapur, ndërsa një kandidaturë nuk mund të votohet më shumë se tre herë. m.p.

Të fundit

Braçe denoncon përndjekësin e mjekes: Dritare më dritare dhe me kamera të paligjshme

Deputeti Erion Braçe ka vijuar serinë e denoncimeve publike me video-postime në rrjetin social të fenomeneve të ndryshme të paligjshme në...

Gusht 1814, kur Uashingtoni u dogj dhe Shtëpia e Bardhë u shkatërrua nga britanikët

Ngjarja ndodhi gjatë Luftës së vitit 1812, një konflikt mes Shteteve të Bashkuara dhe Perandorisë Britanike. Lufta kishte shpërthyer për disa arsye: -Imponimi i detyrueshëm...

Vrau gruan, avokati i shqiptarit: U zemërua nga sjellja e saj provokuese

Avokati mbrojtës i Pandeli Nakolecit, 40-vjeçarit shqiptar i cili vrau gruan e tij 36-vjeçare pas një konflikti të rëndë mes tyre, ka folur për...

Jahti i tij u zhduk rrugës për në Mykonos, gjendet pas 19 ditësh trupi i biznesmenit turk

Pas 19 ditësh kërkimesh intensive, autoritetet turke kanë gjetur në një thellësi prej 68 metrash trupin e biznesmenit Halit Yukay, varka e të cilit...

Kush i zotëron të drejtat e autorit për punën e krijuar nga Inteligjenca Artificiale?

Inteligjenca Artificiale (AI) gjeneruese ka ngritur dy dilema kryesore mbi të drejtat e autorit. E para ka të bëjë me kompensimin për veprat që...

Lajme të tjera

Web TV