Zjarri në Lapardha, dy helikopterë të Forcave të Armatosura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy helikopterë të Forcave të Armatosura kanë nisur menjëherë punën për shuarjen e flakëve në zonën e Lapardhas, në territorin e bashkisë Selenicë.

Në vijim pritet të mbërrijë edhe një helikopter i tretë për të ndihmuar në operacionin për shuarjen e zjarrit që përfshiu pasdite zonën me bimësi dhe shkurre.

Forcat zjarrfikëse të Vlorës janë vënë sakaq në gatishmëri, pasi era e fortë rrezikon përhapjen e zjarrit drejt Shashicës, që u shkrumbua më herët gjatë këtij muaji.

Autoritetet po ndjekin nga afër situatën që mbetet ende e vështirë, pasi flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta. m.p.

Të fundit

Pse Milani e refuzoi? Boniface më në fund tregon “sekretin”

Viktor Boniface ka thyer heshtjen dhe për herë të parë ka zgjedhur të flasë hapur për transferimin e tij...

Erion Braçe ngre alarmin: Shqiptarët po mashtrohen

Ndryshe nga 3 dekada më parë, në vitin e mbrapsht 1997... sot shqiptarët po mashtrohen nga “firmat piramidale në internet”. Ato që joshin për...

Zelensky nuk sheh “tryezë” me Putin

Çdo takim midis presidentëve rusë dhe ukrainas duhet të jetë “i përgatitur mire”. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e theksoi këtë, duke nënkuptuar se...

Tensione diplomatike, Kopenhageni akuzon Trumpin për “operacione sekrete”

Ministria e Jashtme daneze ka thirrur të ngarkuarin me punë të SHBA-së, diplomatin më të lartë në ambasadën amerikane në Kopenhagen, pasi një raportim...

Situata në Gaza, prifti: 450 refugjatët e kishës Sacra Famiglia, në gjendje dramatike

Mesazhi i fundit nga prifti Gabriel Romanelli titullohet qartë: “Të qajmë dhe të lutemi”. Në qytetin e Gazës, situata është dramatike, dhe Parrochia e...

Lajme të tjera

Web TV