Last Updated on 20/08/2025 by adminfjala
Nga ARTUR AJAZI
Kur Policia e Shtetit, vajti dhe dyllosi televizionin e Irfan Hysenbelliut pasi kishte vite që ishte borxhli nështet, dhe i kishte mbaruar kontrata e godinës, të parëtqë nisën mbrojtjen ë tyre ishin demokratët. Medemek“demokratët. Ishte edhe Sali Berisha. Kjo jo për faktinsepse u “dhimbsej” News24, apo mediet ë Irfanit, por sepse ata në çdo rast paligjshmërie, dalin dhe bëjnëavokatin ë tyre. Ata dalin dhe mbrojnë të paligjshmitkur ka aksione të Policisë Shtetit, kur arrestohet ndonjëvrasës, ndonjë trafikant, ndonjë kontrabandist, madjeedhe ndonjë pedofil. Ata mbrojnë atë që vjedh, atë qëarrestohet për korrupsion, ata mbrojnë çdo shkelëskufiri, ligji, rregulli dhe norme juridike dhe qytetare. Dhe nuk ka, se si të mos pyesësh vehten. Pse gjithë kyzell, për të mbrojtur paligjshmërinë ? Natyrisht sepse e gjithë ajo parti, është ngritur dhe mbijeton nëpaligjshmëri. Atje nuk njihet statuti, njihet vetëm Saliu. Atje nuk njihet fare kryesia dhe nënkryetarët e saj, njihet vetëm Saliu. Atje nuk njihen fare kontributet e çdo deputeti apo demokrati, njihet vetëm Saliu. Duketsikur ata njerëz jetojnë vetëm për Saliun. Kjo ka sjellëqë edhe produktiviteti politik i asaj partie, të jetë sa ë ka “hapin” dhe mendimin Saliu. Shohin Saliun qëmbron paligjshmërinë, dalin edhe ata mbrojnë tëpaligjshmit. Shohin Saliun tek i sulet SPAK-ut, dalinedhe ata dhe ç’nuk thonë për Altin Dumanin dhekolegët ë tij, edhe kur ata kanë suksese në luftën ndajbandave dhe rrjeteve kriminale dhe trafikut. Mjafton tëdëgjosh se si dalin nga selia e PD, një dhe nga një, sejmenët ë Berishës, dhe i sullen SPAK dhe GJKKO, gjithmonë kur goditen rrjetet e krimit të organizuar dhetrafikut drogave brënda dhe jashtë vendit. I sulenSPAK-ut, kreut të tij Altin Dumani, kreut të GJKKO-së, apo dhe strukturave të tjera policore, duke shpifurdhe ngritur gjithfarë akuzash ndaj tyre, dhe duke marrënë mbrojtje të arrestuarit. Ditët e fundit, Berisha çuditigjithë dynjanë, kur mori medemek në “mbrojtje” ErionVeliajn. Mendoj se Veliaj nuk e ka dashur, dhe nuk e do kurrë mbrojtjen e Sali Berishës. Arsyeja pse e bëri, natyrisht dihet. Ishte thjesht për t’ju kundërvënë SPAK-ut dhe GJKKO-së, duke u kujtuar atyre “të drejtat e njeriut edhe kur ai gjendet nën arrest”. Gjatë gjithëekzistencës saj, PD dhe kreu i saj Berisha, gjithmonëkanë qenë në krah të atyre që shkelin ligjet. Mjafton tëkujtojmë edhe 21 Janarin, se si vetë ish-kryeministriBerisha, mori në mbrojtje, hapur fare ish-gardistëtvrasës, dhe nuk i dorëzoi ata tek drejtësia. Kjo ishte, dhe kjo mbeti Partia Demokratike. Kjo ishte dhe kjoështë partia që kërkon rikthimin në pushtet, përmespaligjshmërisë. Edhe mosnjohja e rezultatit tëzgjedhjeve, mbetet veprim i paligjshëm i PD. Edhethirrjet e saj, për mosbindje civile dhe protesta tëdhunshme, gjithashtu janë thirrje dhe veprime tëpaligjshme, të cilat po e degdisin atë forcë politike,drejt humnerës./Kb
