Lefter Maliqi paralajmëron: Opozita do të nisë protesta pa ndalim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar në një intervistë për News24 se opozita po përgatitet për një sezon të ri politik, që pritet të jetë i tensionuar.

Maliqi njoftoi se strukturat e PD-së dhe aleatët e saj do të mblidhen ditëve në vijim për të vendosur strategjinë e re. Sipas tij, një nga opsionet është bojkotimi i Parlamentit, por më e mundshme duket të jetë pjesëmarrja aktive në Kuvend me një betejë të fortë politike.

“Mandatet duhet të pranohen, por jeta parlamentare nuk do të funksionojë normalisht. Komisionet do të bllokohen”, u shpreh ai.

Ish-deputeti paralajmëroi gjithashtu një fushatë protestash pa ndërprerje, duke përfshirë edhe mundësinë e një greve urie.

“Do të jetë një vjeshtë e nxehtë dhe kjo është e domosdoshme, sepse opozitarët kërkojnë shpresë dhe rikthim besimi” , tha ai.

Ai theksoi gjithashtu pritjen për reagim nga faktorët ndërkombëtarë pas raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet, si dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Disa deputetë të PD-së tashmë kanë dorëzuar të dhëna mbi manipulimet zgjedhore në organizmat ndërkombëtarë,” shtoi Maliqi. m.p.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV