Last Updated on 29/08/2025 by adminfjala
Donald Trump i ka kërkuar Kongresit miratimin e një plani të ri buxheti për të shkurtuar 4.9 miliardë dollarë nga fondet ndërkombëtare.
Paratë në fjalë ishin caktuar për ndihmë të huaj, operacione paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara dhe përpjekje për promovimin e demokracisë jashtë vendit. Pjesa më e madhe e kësaj shume ishte menaxhuar nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, të cilën administrata e Trump e ka shpërbërë kryesisht .
Presidenti Trump gjithmonë do ta vendosë interesin e Amerikës në plan të parë”, shkruhet në letrën drejtuar kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesëve.
Ky vendim i Trump është kritikuar masivisht nga opozita vendore sipas të cilëve shkurtimi i fondeve për ndërkombëtarët, do të shkatërrojë çdo mundësi për marrëveshje mbi buxhetin, duke rritur ndjeshëm rrezikun për një “mbyllje” të qeverisë federale pas 30 shtatorit. m.p.
