Last Updated on 31/08/2025 by adminfjala
PD do të luajë edhe një gur të fundit për mos-njohjen e zgjedhjeve të 11 majit.
Burime për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku bëjnë me dije se do të ankimojnë në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit Rregullator që certifikoi zgjedhjet më 28 gusht që shpallën Edi Ramën fitues të 83 mandateve.
Sipas të njëjtave burime ankimimi do të bëhet në fillim të kësaj jave.
Nga zgjedhjet e 11 majit, përveç Partisë Socialiste që mori 83 mandate, Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore mori 50 mandate. Partia Socialdemokrate tre deputetë, Mundësia dy, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet nga një mandat. m.p.
