Last Updated on 31/08/2025 by adminfjala
Edon Zhegrova ende nuk e di destinacionin e radhës. Pasi lajmëroi shokët e ekipit se do të transferohet tek Marseille, klubi i Lille e bllokoi këtë operacion.
Mirëpo, në skenë ka dalë përsëri Serie A. Është pikërisht klubi i Juventusit i cili dëshiron me çdo kusht shërbimet e shqiptarit. Kjo do të ndodhë vetëm nëse Nico Gonzalez transferohet tek Atletico Madrid. Kujtojmë se Juventusi ofroi 12 milionë euro te Lille për Zhegrovën. Megjithatë, klubi francez pret shumë më tepër për sulmuesin që ka edhe 1 vit kontratë.
Edhe pse për të mbërritur te Juvja, Zhegrovës i duhet një efekt domino, lajmet nga Madridi thonë se Atletico është futur konkretisht në bisedime me Juventusin për Nico Gonzales, me një lëvizje të mundshme që do t’i hapte rrugën shqiptarit për në Serie A. m.p.
