Last Updated on 01/09/2025 by adminfjala
Prej korrikut, aksioni për lirimin e hapësirave publike ka vijuar me intensitet të lartë në të gjithë vendin.
Ashtu sikurse dhe kryeministri Edi Rama dha “ultimatum” pronarët e bizneseve kanë zbatuar urdhrin e dhënë duke çmontuar tendat dhe strukturat metalike të lokaleve të tyre.
Kryeqyteti ka qenë dhe epiqendra e aksioneve të territoreve të zaptuara, ku vetë Rama ka publikuar foto dhe video.
Së fundmi, kryeministri ka postuar një tjetër video ku shihen pamje të kapura nga zona të ndryshme të Tiranës dhe tregojnë se si aksioni për çlirimin e hapësirave publike është duke vijuar me të njëjtin intensitet si në ditët e nxehta të verës.
“Ecim pa ndalim”, shkruan Rama. m.p.
