Last Updated on 04/09/2025 by adminfjala
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka deklaruar këtë të enjte, se synimi i qeverisë nuk është më të tërheqë turistë të huaj për turizëm të lirë në vend. Por rritja e cilësisë së turizmit dhe e ekonomisë shqiptare duke shkuar përtej kësaj.
“Nuk bien nga qielli janë të gjitha këto shifra fryt i një pune promovuese që është bërë gjatë këtyre viteve. Ka ardhur koha që të mos fokusohemi tek këto lloj shifrash pa hyrë në debate analizash. Patjetër që janë të rëndësishme.
Po them vitin 2014, nuk po them si e gjetëm, Shqipëria pati 3.6 milionë vizitorë të huaj, ndërsa në vitin 2024 mirëpriti gati 12 milionë. Janë flukse që në fund të ditës, rrisin konsumin, vënë para në vend por sidomos forcojnë arkën e shtetit. Qëllimi i këtyre analizave nuk është sa më të larta është hyrja e vizitorëve të huaj, sepse nuk do të jetë kjo kryefjala e diskutimeve tona sepse do të shkonte në kundërshtim me vizionin tonë për të qenë larg masivitetit të joshjes së turistëve të lirë, por duhet të gjejmë ekuilibrin midis zhvillimi të por dhe mbrëjetjes së mjedisit, të peizazhit dhe territorit. Pra s’ka rëndësi, se sa por si bëjmë turizëm. A fiton ekonomia jonë? Kemi para jush disa të dhëna që flasin shumë qartë për ndikimin e turizmit në ekonominë shqiptare./kb
