Last Updated on 06/09/2025 by adminfjala
Studiuesi dhe etnografi Agim Bido është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare.
Ai i kushtoi jetën dokumentimit dhe ruajtjes së trashëgimisë sonë kulturore. Agim Bido është autor i veprës “Arti popullor në veshje e tekstile popullore” (1991).
Bido la një kontribut të rëndësishëm në studimin e kostumeve tradicionale shqiptare, veçanërisht të xhubletës, simbolit të rrallë të kulturës sonë kombëtare. Kontributi i tij studimor ishte thelbësor në regjistrimin e xhubletës si pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë jomateriale të UNESCO-s./kb
