Trump: Udhëheqësit evropianë do të vizitojnë SHBA këtë javë për të diskutuar për Ukrainë

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se udhëheqës individualë evropianë do të vizitojnë SHBA-në sot ose nesër për të diskutuar se si të zgjidhet lufta.

Duke folur me gazetarët pas kthimit nga US Open në New York, Trump tha gjithashtu se do të flasë së shpejti me presidentin rus, Vladimir Putin, shkruan Sky News.

“Disa udhëheqës evropianë do të vijnë individualisht në vendin tonë të hënën ose të martën”, theksoi Trump.

Trump shtoi se nuk ishte “i lumtur” pasi Moska nisi ofensivën e saj më të madhe brenda natës që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë.

Por ai shprehu përsëri besim se lufta do të zgjidhej së shpejti, duke thënë “ne do ta përfundojmë”./kb