Kryedemokrati Sali Berisha, i ftuar në studion e emisionit “Opinion” komentoi seancën e sotme parlamentare ku opozita pengoi Edi Ramën për të prezantuar programin qeverisës dhe prezantimin e kabinetit të ri qeveritar.
Deklaratat e Ramës që tha se do të kalojnë direkt në proces votimi nëse opozita pengon seancën, Berisha tha se sot në Parlament ndodhi akti më i rëndë kushtetues.
Kryedemokrati shtoi se procesi më i rëndësishëm kushtetues parlamentar nisi me një përdhunim, dhunim flagrant dhe të turpshëm të Kushtetutës ndërsa kritikoi dhe Presidentin Begaj që dekretoi ministren virtuale Diellën.
“Sot në Parlament ka ndodhur akti më i rëndë që nga dita e themelimit të parlamentit pluaralist në Shqipëri. Në dhunimin më flagrant të Kushtetutës, frymës së saj.
Procesi më i rëndësishëm parlamentar, miratimi i programit dhe kabineti qeveritar. Procesi më i rëndësishëm kushtetues parlamentar nisi me një përdhunim, dhunim flagrant dhe të turpshëm të Kushtetutës.
Sot një njeri që s’ka asnjë parim për shkak të zhytjes së tij në krimet më të rënda, u paraqiti në parlament ministër virtual Diellën, të cilën asnjë Kushtetutë e botës nuk e njeh.
Në Kushtetutën e Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, kryeministri dhe ministrat janë elementë të saj. Të pretendosh se me dëshirën e një nuk dua të prish gojën, se meriton çdo epitet, me paturpësinë e një presidenti vasal, që vendos firmë, shpall ministër një avatar.
Diella është ministre. Një njeri që s’ka moral, kushtetutë e ligj, dhe Presidenti i tij që vendos firmën.”-tha Berisha. m.p.