Te pushteti i Edi Ramës ska vend për socialistët. Po ua zënë këta të Berishës e të Metës.
Sa i madh është Zoti, si i poshtëron!
Prej shtatorit 2021 deri sot, na akuzojnë ne si të shitur te Edi Rama, vetëm pse iu thamë të vërtetën e madhe se kthimi i Sali Berishës është regres e katastrofë. Dhe rikthimi ashtu doli, katastrofë, regres, pisllik, rrenë publike, justifikim i pacipë, mashtrim dhe mosmbajtje e asnjë zotimi. Dhe nënshtrim turpërues, sepse askush ska guxim tia kujtojë se ka mashtruar dhe se sipas statutit duhet të largohet. A u çuat për zbatim statuti? Tani po iu ikin te Rama ata me të cilët na “ndërruan” ne, po ikin heronjt, besnikët, qëndrestarët e viteve të foltores.
Bashkimi imoral dhe i ndyrë midis hajdutëve ordinerë të pushtetit 2005-2013, bashkimi me ata që blinin vota kundër PD, bashkimi me ata të LSI që siç këta vetë thonin, pas 2013 masakruan demokratët duke u dëbuar nga administrata, bashkimi me ata që kanë shitur votën demokrate nëpër komisione, bashkimi me çdo ordiner vetëm e vetëm për të fituar kundër nesh që fundja si kishim bërë keq askujt veç iu thamë të vërtetën, sot po jep frytet e veta.
Ata, me atë rebelim imoral, vërtet na nxorrën ne nga politika partiake, na mbyllën karrierat modeste që sapo i kishim nisur, dhe krejt normale, i ka jeta këto kosto, aspak pishman. Mirëpo sot, edhe pse vetë na u shkatërrua investimi e perspektiva politike (me luftë) dhe ne po e pranojmë humbjen si ndodhi normale, humbja jonë po shoqërohet me një shije.
Me çfarë shieje? Me shijen e syrit kur shikon se si po i shkatërron dhe si do t’i shkatërrojë edhe më keq, imoraliteti dhe pislliku mbi të cilin u bashkuan. Qenka një shije disi perverse. Ne nuk i mundëm dot, sepse ishin shumë, kishin shumë lek, kishin oligarkë e media me vete për ta amplifikuar rrenën, kishin dhunën dhe prokurorinë me vete që nuk i procedoi kurrë, kishin krejt shtetin me vete. Ne kishim në krye edhe një “komandant” koti i cili nuk arriti as të humbë me nder siç humb burri.
Meqë si dot mundëm ne, imoraliteti i tyre është më i fortë se ne, dhe po i mund imoraliteti i tyre, po i mund pafytyrësia e tyre. Sot kam kënaqësinë tiu them:
Kush është i shitur te Rama, o ordinera? Se me Ramën po dalin veç përfaqësuesit tuaj, ata që i lavdëruat si qëndrestarë dhe heronj. Nuk dua të them ju sjeni demokratë, ne jemi, se nuk e quaj më veten demokrat, skemi më konkurencë në ketë pikë. Ju jeni demokratë, sepse demokratët janë bash si ju.
Imoralitetit tuaj dhe padrejtësisë së mendjes tuaj, nuk keni si t’i shpëtoni, ato do iu mundin thellë dhe turpshëm; ato do të hakmerren për secilin njeri i cili siu ka pasur asnjë borxh, përkundrazi kanë punuar me pastërti por ju jeni ngritur i keni linçuar e dënuar sepse më të shenjtë se gjithçka patët virgjërinë e Sali Berishës. Tani rrini shikoni pa shpresë se si do iu mundin imoraliteti dhe padrejtësia juaj.
Nuk është mllef, zero emocion me ju. Është vetvetiu idhtësia e të vërtetës.