Last Updated on 28/09/2025 by adminfjala
Hipoteza nga më të ndryshmet po dalin nga ngjarjet e ditëve të fundit, kur dronë rusë janë parë në territoret e vendeve të NATO-s, që nga Polonia deri në Estoni dhe kohët e fundit edhe në Danimarkë.
Vendet e BE-së do të kërkojnë krijimin e një “Muri Mbrojtës” kundër dronëve dhe avionë luftarakë nga të gjithë vendet e NATO-s do të jenë si mburojë, përfshi edhe avionët luftarakë italianë. Rusia ka paralajmëruar se nëse ndonjë mjet i saj luftarak rrëzohet, atëherë ai vend është në luftë me të.
Por për të qetësuar, të paktën Italinë, ka dhënë një deklaratë Ministri i Jashtëm i këtij vendi, Antonio Tajani, numri 2 i qeverisë italiane.
“Putini është agresiv, por nuk mendoj se ai dëshiron të sulmojë Italinë. Sidoqoftë, mbrojtja jonë ajrore është gjithmonë vigjilente dhe e vëmendshme. Efikasiteti i Forcave Ajrore është gjithmonë i lartë, italianët mund të jenë të sigurt” – tha ministri Tajani pas një alarmi tjetër për dron dje dhe sot në qiellin evropian. m.p.
