Kryeministri Edi Rama ka çuar në Presidencë vakancat për Bashkitë e Tiranës, Beratit, Tepelenës, Cërrikut, Matit dhe Vlorës.
Në këto bashki pritet të mbahen zgjedhjet e pjesshme, për shkak të lëvizjeve që ndodhën, ku disa kryebashkiakë u zgjodhën deputetë e disa ministra, apo dhe rasti i Veliajt, i cili ndodhet pas hekurave.
Ky i fundit kujtojmë se ankimoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij nga detyra. Sakaq, Rama ka shpallur kandidaturën e PS për Tiranën, duke ia besuar garën Ogerta Manastirliut./e.t