Last Updated on 04/10/2025 by adminfjala
Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të shtune në aksion rrugor Kosmaç – Vau i Dejës, ku një i mitur teksa ishte duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.
Përmes një njoftimi zyrtar policia bën me dije se aksidenti është regjistruar rreth orës 21:37, ku 17-vjeçarri së bashku me vëllain e tij, shtetasin me ininciale F.G, kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes.
Menjëherë ata janë dërguar në spital, ku dhe ndodhen nën kujdesin e mejkëve, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 21:37, në aksin rrugor “Kosmaç – Vau i Dejës”, një 17-vjeçar, duke drejtuar një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me murin rrethues të një banese.
Si pasojë, janë dëmtuar 17-vjeçari dhe vëllai i tij, shtetasi F.G., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. m.p.
