Last Updated on 07/10/2025 by adminfjala
Nga ARTUR AJAZI
Ardhja e Partisë Demokratike në pushtet në 1992, do tëishte periudha më e zezë për shqiptarët dhe Shqipërinë. Jo vetëm ligji famëkeq 7501, por edhe vjedhja e dosjeve të pronave, tjetërsimet, grabitjet, fallcifikimet, dhe shitje-blerjet me çmime qesharake, ishin disa prejshkaqeve që futën shqiptarët në vëllavrasje. Krime tëcilat kanë marrë qindra e qindra jetë të pafajshme, krime të cilat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, të marrinjetë njerëzore. Ishte pikërisht Partia Demokratike, qëqëllimisht, miratonte ligje antipronë, që futi në kolapsgjithë ish-pronarët e djeshëm, duke pasuruar dhe bërë“pronarë” batakçinjtë e pushtetit dhe rrugeçërit e tyre. Ardhja në pushtet e Partisë Demokratike pas 1992, mbetet periudha më e errët për shqiptarët. U morëntroje, toka, prona, u vodhën dosje, u dogjën, tjetërsuandhe fallcifikuan dosjet e pronave në arkiva, u sulmuan, rrahën dhe burgosën ish-pronarët, dhe sot përjetojmëkaosin e shkaktuar nga Sali Berisha dhe ish-pushtetit itij. Ai dhe PD, mbeten shkaktarët kryesorë tërrumpallës që kemi sot në gjithë strukturat e shtetit qëlidhen me pronat, si në hipoteka, arkiva, gjykata dhestrukturat e tjera vendore dhe qëndrore. Për 35 vjetrresht ka me qindra ish-pronarë , që edhe pse kanëdosjet origjinale, madje qysh nga koha e Turqisë, nukkanë arritur të marrin tokat, trojet, dhe pronat e tyre tëligjshme. Kjo ka ndodhur pasi, ligji famëkeq 7501, apo dhe fallcifikimi i dodjeve në hipoteka dhe arkiva, ka sjellë përplasje mes palëve. Kanë dhënë shpirt nëkorridoret e gjykatave ish-pronarë, që kishin nisurgjyqet e marrjes së pronave të tyre të ligjshme qysh nga1992, 1993, 1994, dhe nuk arrinin për përfundoninproceset e tyre as në Shkallën e Parë, pasi pronat ishinmarrë nga “të fortët” miq të ministrave dhepushtetarëve të PD. Kaosi që po përjetojnë sot qindra e mijëra shqiptarë, e ka një shkak dhe një fillesë. EshtëPartia Demokratike dhe qeverisja e saj e mbrapshtë, qëngatërruan gjithë ish-pronarët, që zhdukën qindra e mijëra dosje pronash qysh nga koha e osmanëve dhe e Zogut, duke zhytur shqiptarët në një vëllavrasje 35 vjeçare. Vrasja e gjyqtarit në sallën e gjyqit, ishtepasojë e asaj mizerabël qeverisje nga PartiaDemokratike, pasi veç të tjerave, me armët e 1997, sot po shënohen sërish viktima dhe po merren jetë tëpafajshme. Drejtësia e re, duhet ta nisë kërkesën e llogarisë, për situatën alarmante me pronat e shqiptarëve, pikërisht nga qeverisja e parë e PartisëDemokratike, nga Sali Berisha i pari. Ata janë shkaku, ata duhet të ndëshkohen penalisht, edhe pse kanëkaluar vite, ndryshe nuk do të ketë qetësi ky vend./kb
