Last Updated on 09/10/2025 by adminfjala
Në tetorin e vitit 1941, Panamaja – një vend i vogël në Amerikën Qendrore, por me rëndësi gjeostrategjike të jashtëzakonshme – do të tronditej nga një grusht shteti ushtarak. Si rezultat i këtij puçi, në pushtet do të vinte Ricardo Adolfo de la Guardia Arango, një figurë politike që do të orientonte vendin drejt bashkëpunimit të plotë me Shtetet e Bashkuara.
Në atë periudhë, bota ndodhej në ethet e Luftës së Dytë Botërore, dhe pozicioni i Panamasë ishte jetik për kontrollin e Kanalit të Panamasë, rruga më e rëndësishme detare që lidhte Oqeanin Atlantik me atë Paqësor. Qeveria e re, me një qëndrim të qartë pro-aleatëve, i hapi menjëherë dyert flotës amerikane. Brenda pak muajsh, anijet luftarake të SHBA-së u ankoruan në ujërat strategjike të Kanalit, duke e kthyer Panamanë në një bazë të pathyeshme ushtarako-detare për mbrojtjen e hemisferës perëndimore.
Nën udhëheqjen e Ricardo Adolfo de la Guardia Arango, Panamaja përjetoi një periudhë të re ndikimi amerikan, që megjithëse solli stabilitet politik dhe siguri, njëkohësisht thelloi varësinë ekonomike dhe ushtarake nga Uashingtoni.
Ky grusht shteti, ndonëse i vogël në përmasë, shënoi një kthesë vendimtare në historinë e Panamasë, duke e futur atë përfundimisht në orbitën e aleancës me SHBA-në — një marrëdhënie që do të përcaktonte politikën e vendit për dekada me radhë.
Përgatiti: L.Veizi
