Kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po fsheh shpenzimet publike për të mbuluar vjedhjet dhe abuzimet me taksat e qytetarëve.
Berisha kujton se që nga viti 2009, çdo shpenzim i thesarit ishte i publikuar online, si pjesë e një nisme globale kundër korrupsionit.
Sipas tij, vendimi për të sekretiuar këto të dhëna është një hap pas dhe një përpjekje për të fshehur abuzimet me fondet publike.
Shqipëria që nga 2009, kishte online çdo shpenzim të thesarit. Kjo ishte në kuadrin e një nisme botërore të luftës kundër korrupsionit. Rama tani vendos të sekretoj shpenzimet e tij me taksat e shqiptarëve, vetëm për të mbuluar vjedhjet dhe abuzimet monstruoze! m.p.
