“Si e cilëson mënyrën e arrestimit të Ilir Metës?”- pyeti sot deputeti Tedi Blushi kreun e SPAK, Altin Dumani, në Komisionin e Ligjeve.
Dumani dha një përgjigje të qartë: “Urdhrat e ekzekutimit i bën policia e shtetit. Kjo është praktikë e përditshme e ndërtuar ndër vite. Nuk ndihem përgjegjës për mënyrën e arrestimit sepse nuk e kam ekzekutuar unë masën edhe pse ajo lë shumë për të dëshiruar dhe jam kundër kësaj mënyre”. m.p.
