Pas mijëra vjetësh nga shkatërrimi i saj, në vitin 2002, Biblioteka e famshme e Aleksandrisë u rindërtua dhe rihap në një formë moderne, falë një iniciative madhore të qeverisë egjiptiane në bashkëpunim me UNESCO-n dhe vende të tjera ndërkombëtare. Rikonstruksioni i saj kushtoi rreth 220 milionë dollarë dhe synonte të ringjallte lavdinë e dikurshme të kësaj qendre të njohur të dijes së lashtë.
E njohur tani si Bibliotheca Alexandrina, kjo institucion është shndërruar në një nga qendrat më të mëdha kulturore, akademike dhe letrare në të gjithë rajonin e Mesdheut. Biblioteka përfshin:
Një bibliotekë dixhitale moderne me akses të gjerë për studiuesit dhe publikun;
Një koleksion të pasur veprash klasike dhe bashkëkohore, me miliona vëllime nga fusha të ndryshme të dijes;
Një hapësirë arkitekturore mahnitëse që simbolizon dritën e dijes në një vend me histori të thellë.
Ky projekt është një nga përpjekjet më të rëndësishme për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe shkencore të njerëzimit.
Përgatiti: L.Veizi
