Ndërron jetë në moshën 101-vjeçare ish-kryeministri japonez Tomiichi Murayama, i cili mbahet mend për kërkimin e faljes së tij historike për agresionin e Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.
Tomiichi Murayama shërbeu si kryeministër nga viti 1994 deri në vitin 1996.
Në vitin 1995, në 50-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ai shprehu keqardhjen e tij të thellë dhe kërkesën e ndjesës së sinqertë për sundimin kolonial dhe agresionin” e Japonisë.
Deklarata e Murayamës u mbështetën edhe nga qeveritë pasuese.
Në drejtimin e Murayamas, qeveria e Japonisë miratoi gjithashtu legjislacion për të siguruar dëmshpërblim për viktimat e mbijetuara të bombardimeve atomike të Hiroshimës dhe Nagasakit. /K.M
