Matthijs de Ligt ka rrëfyer se arsyeja kryesore pse vendosi të transferohej te Manchester United në verën e vitit 2024 ishte Cristiano Ronaldo.
Në një intervistë për “The Telegraph”, 26-vjeçari ka thënë publikisht se admirimi i tij për legjendën e futbollit dhe historia e United ndikuan në zgjedhjen e tij.
“Kam qenë gjithmonë tifoz i Ronaldos dhe për pasojë, edhe i Manchester United. Klubi donte të më transferonte edhe më prë. Padiskutim që është ëndërr për çdo lojtar të luajë për Manchester United”. m.p.
