Mbrëmja e kaluar në Champions League prodhoi plot 36 gola të shënuar. Padyshim që vëmendja më e madhe ishte te supersfida mes Arsenalit dhe Atletiko Madridi, që u fitua nga “topçinjtë” me rezultatin 4 me 0.
Fitore të arta arritën në transfertë edhe kampionët e PSG-së, Interi i Kristian Kivu dhe Mançester Siti, që nuk nguruan të dhuronin spektakël.
Humbje turpëruese për Napolin e Contes, në Holandë përballë PSV-së, teksa në duelet e tjera, Dortmundi mposhti 2 me 4 Kopenhagen, ndërsa Njukastëlli ia doli me shifrat 3 me 0 ndaj Benfikës. Një mbrëmje kjo plot magji dhe spektakël. /K.M