Last Updated on 29/10/2025 by EL
Një studim i fundit në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar se gati një në tre gra pranojnë se kanë një “partner rezervë”, një person te i cili do të ktheheshin nëse lidhja aktuale do të përfundonte. Ky “plan B” shpesh është një ish-partner, një mik shumë i afërt, ose edhe një koleg që ka treguar interes romantik.
Shumë prej të anketuarave pranojnë se mbajnë ende kontakt me këtë person edhe gjatë lidhjes, zakonisht nën petkun e “miqësisë”.
Psikologët thonë se ky fenomen mund të lidhet me nevojën për siguri emocionale, lidhje të papërfunduara ose një instinkt të pavetëdijshëm vetëmbrojtës. Disa e shohin si veprim praktik dhe realist, të tjerë si moralisht të dyshimtë, duke hapur një debat më të gjerë mbi besnikërinë, lidhjet emocionale dhe marrëdhëniet moderne./E.T
