Kryeministri Edi Rama ka bërë batuta me moderatorin italian gjatë fjalës së tij në forumin e Paqes në Paris. Rama i cilësoi italianët si shqiptarë të veshur me Versace.
Ndër të tjera, Rama shprehu vlerësim edhe për kryeministren italiane Giorgia Meloni, për të cilën tha se është e shkurtër, por kur merr fjalën është dhe më e gjatë se ai.
“Europa duhet të ketë autonominë e vet, politikën e saj të jashtme, planin e vet të paqes. Nuk po them ti japim Putini gjithcka cfare do. Po them bëje luftën por mendo edhe paqen. Unë përfaqësoj një vend shumë të vogël, për të luajtuar cdo lloj roli për të ndryshuar trajektoren e dickaje. Më duhet tu dal për zot mendimeve të mia dhe vendit tim. Por nëse mendimet e atyre që kanë pas vete një vend shumë të madh, nuk janë të duhura ky është problem.
Italianët janë shqiptarë të veshur me Versace. Keni kryeministre një grua të shkëlqyer siç Trump do thonte, është e shkurtër, por kur merr fjalën është më e gjatë se unë.”, tha Rama. / K.M
