Last Updated on 01/11/2025 by David
Chelsea ka siguruar tre pikë shumë të rëndësishme ndaj një rivali direkt për zonën Champions. Skuadra e drejtuar nga Enzo Maresca ka fituar me shifrat 1-0 përballë Tottenham, duke iu bashkuar këtij të fundit në kuotën e 17 pikëve.
Bluve u ka mjaftuar goli i Joao Pedro në pjesën e parë të takimit shumë të luftuar mes dy skuadrave në një derbi i cili gjithmonë përjetohet me tension.
Me këtë fitore Chelsea u ngjit përkohësisht në vendin e katërt, në të njëjtën kuotë pikësh sa Tottenham, teksa duket se ka gjetur edhe një herë qëndrueshmërinë në rezultate pas një starti të vështirë të sezonit./ D.C
Que jugadorazo es Caicedo, la recupera y luego la pierde el down de Neto, la vuelve a recuperar y da asistencia para el gol de João Pedro pic.twitter.com/RHLTY3km1L
— Jeff (@JeffFcb14) November 1, 2025
