Qytetarët në Maqedoninë e Veriut votuan dje, më 2 nëntor, në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune në 33 komuna, përfshirë kryeqytetin, Shkupin. Teksa janë numëruar mbi 85% të votave, partia në pushtet, VMRO-DPMNE, është duke kryesuar në 19 nga 33 komunat ku u mbajt balotazhi i zgjedhjeve lokale, sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Ndër vendet ku po kryeson kjo pari është kryeqyteti Shkupi, por edhe Kërçova dhe Koçani, si dhe komunat e kryeqytetit, Karposh dhe Aerodrom. Ndërkohë, partneri i tij në qeveri, koalicionit shqiptar VLEN, kryeson në pesë komuna: Bogovinë, Brvenicë, Dibër, Dollneni dhe Tetovë.
Kandidatët nga LSDM-ja opozitare kryesojnë në Qendër të Shkupit, si dhe në Krushevë, Zërnovc dhe Makedonska Kamenicë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në vend tha se dalja në zgjedhje ishte rreth 45 për qind.
Votimet, që u hapën në orën 7:00 dhe u mbyllën me kohë në orën 19:00, u mbajtën në mënyrë paqësore pa ndonjë incident, thanë autoritetet maqedonase.
Në Qytetin e Shkupit, garuan kandidatë nga partia në pushtet VMRO-DPMNE dhe e Majta.
Një total prej 474 mijë qytetarësh të Shkupit me të drejtë vote më 2 nëntor patën të drejtë të vendosin duke rrethuar numrin në fletëvotim se kush do ta pasojë kryetaren e tanishme, Danela Arsovska, një kandidate e pavarur e mbështetur më parë nga VMRO-DPMNE.
Kryetari i Kisella Vodës nga VMRO-DPMNE, Orce Gjorgievski, garoi gjithashtu për kryetar të kryeqytetit, ndërsa kundërshtari i tij ishte ish-deputeti i së majtës, Amar Meçinoviç.
Në 16 komuna, votuesit zgjodhën midis kandidatëve nga VMRO-DPMNE në pushtet dhe Lidhja Social Demokratike e Maqedonisë (SDSM) në opozitë.
Këto ishin përplasjet më të shumta politike në raundin e dytë dhe do t’u japin një përgjigje kapaciteteve të LSDM-së opozitare, e cila i fitoi vetëm tre komuna në raundin e parë, krahasuar me 33 që i fitoi VMRO-DPMNE-në në pushtet. Këto janë 16 komuna në pjesët qendrore dhe lindore të vendit.
Komunat e Shkupit, Qendra dhe Karposhi, por edhe Kërçova, Tetova dhe Struga, si dhe Koçani, ishin pjesë e komunave që analistët politikë i shihnin si interesante për t’u monitoruar dhe ku votuesit e kandidatëve që nuk arritën në raundin e dytë mund të jenë vendimtarë për atë se kush fiton.
Tragjedia në Koçan, ku një zjarr në klubin e natës Puls në mars vrau 63 persona dhe plagosi më shumë se 200 të tjerë, e përqendroi vëmendjen e publikut në qytet gjatë zgjedhjeve lokale.
Në raundin e dytë, Koçani votoi për të zgjedhur midis kryetarit të përkohshëm dhe kandidatit të pavarur Venko Krstevski dhe Vlatko Grozdanov të VMRO-DPMNE. Grozdanov fitoi rreth 2 200 vota më shumë se Krstevski në raundin e parë më 19 tetor.
Në raundin e parë të këtyre zgjedhjeve 44 komuna i zgjodhën kryetarët e tyre./Marrë nga REL/kb
