Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Urakë-Katjel”. Një 27-vjeçar duke drejtuar automjetin ka aksidentuar Q. M. 62 vjeç.
I aksidentuari për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është vënë në pranga nga efektivët e Qarkullimit Rrugor.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. A., 27 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Urakë-Katjel”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Q. M., 62 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia./ K.M
