Është mbyllur raundi i katërt në Champions League, ku surprizat ishin të mëdha.
Barcelona barazoi 3-3 Club Brugge në transfertë, në një ndeshje spektakolare. Katalanasit rrezikuan humbjen, por vendasve iu anulua një gol në fund.
Manchester City tregoi forcën ndaj Borussia Dortmund, duke fituar 4-1.
Nuk zhgënjyen italianet. Interi triumfoi 2-1 ndaj Kairat Almaty, ndërsa Atalanta mposhti minimalisht francezët e Marseille.
Në duelet e tjera, Leverkusen fitoi 0-1 ndaj Benficës, ndërsa Galatasaray triumfoi 0-3 ndaj Ajax. Newcastle fitoi 2-0 ndaj Athletic Bilbao.
REZULTATET:
Manchester City-Borussia Dortmund 4-1
Inter-Kairat Almaty 2-1
Club Brugge-Barcelona 3-3
Marseille-Atalanta 0-1
Newcastle-Bilbao 2-0
Ajax-Galatasaray 0-3
Benfica-Leverkusen 0-1 /K.M
