Kuvendi do të mblidhet sot për seancën e radhës plenare, e cila pritet të nisë në orën 10:00. Në rend dite janë raportimet e disa institucioneve për veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2024, projektligji shumë i diskutuar për barazinë gjinore si dhe zgjedhja e anëtare të Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Në seancën e kaluar të mbajtur më 30 tetor, votimi për zgjedhjen e anëtarëve të këtij komisioni dështoi për shkak se deputetët e opozitës braktisën sallën pasi maxhoranca rrëzoi kërkesën e tyre për ngritjen e dy komisioneve hetimore, për Charles McGonigal, si dhe për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Për projektligjin për barazinë gjinore pati debate dhe maxhoranca u tërhoq. Projektligji nuk do të ketë më konceptin e “gjithëpërfshirëse” për gjininë por do të njohë vetëm burrë e grua. PS depozitoi 22 amendamente ku hiqen termat “gjithëpërfshirës” dhe “diversitet gjinor”, duke i zëvendësuar me formulime të qarta në vetëm dy gjini.
