Një studim i ri nga Universiteti i Stanfordit ka treguar se trupi i njeriut mund të prodhojë sasi të vogla energjie elektrike përmes lëvizjeve të përditshme. Eksperimentet janë bërë me një material të veçantë të vendosur në lëkurë, i cili gjeneron rrymë kur njeriu ecën, frymon apo lëviz duart.
Sipas shkencëtarëve, në të ardhmen kjo energji mund të përdoret për të furnizuar pajisje të vogla si orë inteligjente apo sensorë shëndetësorë, pa pasur nevojë për bateri tradicionale. Kjo teknologji do të mundësonte pajisje më të lehta, më të sigurta dhe më miqësore me mjedisin.
Ekspertët thonë se jemi vetëm në fillimet e kësaj ideje, por perspektivat janë të jashtëzakonshme: imagjinoni që telefoni juaj të karikohej ndërsa ecni, apo ora juaj inteligjente të funksiononte vetëm me energjinë e trupit tuaj./KM
