Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë mbrëmjen e kësaj të enjte, 13 nëntor, një ndeshje vendimtare ndaj Andorrës, në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Silvinjo renditet aktualisht në vendin e dytë të Grupit K me 11 pikë, një më shumë se Serbia dhe 7 më pak se Anglia kryesuese.
Për herë të parë në histori, Shqipëria ka mundësinë reale të sigurojë pjesëmarrjen në fazën “play-off” të kualifikueseve të Botërorit.
Një fitore ndaj Andorrës, e shoqëruar me një humbje të Serbisë ndaj Anglisë në Londër, do ta konfirmonte matematikisht vendin e dytë për kuqezinjtë.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin e ri të Andorrës, ku pritet një prani e madhe tifozësh shqiptarë nga të gjitha trojet.
Në ndeshjen e fundit të grupit, Shqipëria do të përballet me Anglinë në Tiranë, por dëshiron ta mbyllë çështjen e kualifikimit që sonte./ K.M
