Los Angeles u përball me stuhi të njëpasnjëshme që mund të shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dheu në zonat e djegura nga zjarret shkatërruese të janarit.
Meteorologia Heather Zehr nga AccuWeather tha se stuhia e parë pritet të bashkohet me një sistem tjetër moti nga Oqeani Paqësor gjatë fundjavës, duke sjellë reshje 50–100 mm në qendër të qytetit dhe deri në 200–250 mm në disa zona të tjera.
Reshjet mund të shkaktojnë rrëshqitje dheu në tokat e djegura nga zjarret e muajit janar, që shkaktuan rreth 30 viktima dhe dëmtuan mbi 16,000 shtëpi dhe biznese, me dëme ekonomike të vlerësuara në 250 miliardë dollarë. Stuhi të tjera priten më vonë gjatë javës./MXH
