Last Updated on 15/11/2025 by EL
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim të hapur me deputetin e Partisë Konservatore në Parlamentin e Britanisë së Madhe dhe kryetar i grupit të miqësisë Britani e Madhe – Shqipëri, z. Martin Vickers.
Gjatë takimit, Berisha e informoi deputetin britanik mbi situatën politike në vend, duke e cilësuar Shqipërinë si “narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Europë”.
Berisha denoncoi lidhjet e niveleve më të larta të qeverisë dhe vetë kryeministrit Edi Rama me kartelet e drogës, si dhe ndikimin e narko-eurove në ekonomi dhe në institucionet shtetërore.
Berisha theksoi se pluralizmi politik po shtypet nga organet e narko-shtetit dhe se përndjekja ndaj drejtuesve të opozitës bëhet përmes një prokurorie të politizuar. Ai ngriti shqetësimin për mohimin e të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës në Parlament.
Në përfundim, Berisha nënvizoi se narko-financat diktojnë vendimmarrjen në qeveri, Parlament, gjykata e polici, duke i paraqitur deputetit Vickers një panoramë të nxire te vendit./E.T
