Ndërtesa e kryeministrisë është ‘blinduar’ me qëllim për t’i bërë parapritë ndonjë agresioni që mund të nxisë ditën e nesërme protesta e paralajmëruar nga Partia Demokratike.
Lideri demokrat, Sali Berisha ka njoftuar se një ‘parlament’ i dytë do të ngrihet në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, me podium e foltore, ku për çdo javë do të mbahet një seancë dëgjimore.
Dyert e kryeministrisë janë siguruar me paralele metalike, ndërsa theksojmë se kjo nuk është një protestë kombëtare, pasi thirrja për këtë të fundit do të lëshohet javën e ardhshme.
Të tilla revolta, opozita nuk i ka për herë të parë. Partia Demokratike me aleatët e saj, janë në kundërshtim me opozitën nisur që nga zgjedhjet e 11 majit që i cilësojnë farsë, e deri tek çelja e legjislaturës së 11-të në Kuvendin e Shqipërisë, ku ankohen për mospasjen e të drejtës së fjalës, të drejtën për të ngritur komisione, apo për të rrëzuar projektligje. E gjithë opozita e bashkuar është në minorancë, dhe si rrjedhojë çdo nismë, komision, mocion për debat apo të tjera, janë rrëzuar me forcën e kartonit nga Partia Socialiste. m.p.
